KF Arbëria pati një sezon fantastik në ligën e parë të kosovës në futboll me ç'rast edhe e siguroi kalimin në superligë.
Sport Lajm po provon ti vlerësoj futbollistët e "Stuhisë së Kuqe" në bazë të asaj që kanë treguar në fushën e gjelbërt. (Vlerësimi është subjektiv dhe nuk do të thotë që është i saktë apo i njejtë me vlersimin tuaj personal)
Portjerët:
Armend Miftari 8.0 (shokoi të gjithë me sezonin fenomenal)
Andi Thaçi 5.5 (erdhi në janar, në të vetmen ndeshje që luajti mori karton të kuq)
Mbrojtësit e krahut:
Lavdim Gashi 7.0 (u paraqit mirë gjatë gjysëm-stinorit vjeshtor)
Arbnor Gashi 6.5 (ishte një rezervist mjaftë kualitativ)
Leotrim Pajaziti 6.5 (Erdhi në janar por nuk u ambientua në 100% në 4 paraqitjet e tij)
Çlirim Avdulli 8.0 (i mirë në defanzivë e i shkëlqyeshëm në ofenzivë)
Mbrojtësit e qendres:
Bashkim Selimi 6.5 (rezervist cilësor, luajti mirë kur i'u dha mundësia)
Rilind Gërbeshi 7.5 (paraqitje shumë të mira, lider në mbrojtje)
Visar Gojnovci 7.0 (dha gjithçka nga vetja në gjysëm stinorin vjeshtor)
Leotrim Beqiri 6.5 (erdhi në janar, i dha qetësi mbrojtjes)
Mesfushorët qendrorë:
Kreshnik Bahtiri 8.5 (super sezon nga Bahtiri, box-to-box mesfushori më i mirë në ligë)
Korab Hasani 6.0 (erdhi në janar, luajti disa ndeshje ishte deri diku mirë)
Dior Zabërgja 7.5 (erdhi në janar dhe shkëlqeu duke shënuar madje 3 gola)
Kujtim Qeli 7.0 (Lojtar shumë i mirë rotacioni për Arbërinë)
Eni Ademi 6.5 (Luajti mirë rolin e tij në gjysëm-stinorin vjeshtor)
Flamur Shala 6.0 (Erdhi në Janar, nuk arriti të ambientohet dhe aq mirë)
Adhurim Bekteshi 6.0 (nuk pati minuta të mjaftueshme, kur u inkuadrua luajti mirë)
Mesfushorët e krahut:
Almir Kryeziu 8.5 (top golashënuesi i skuadrës, fantastik në këtë sezon)
Agon Llugiqi 7.5 (motorr në mesfushë, herë në krah e herë në qendër)
Çlirim Kashtanjeva 7.5 (golat e Kashtanjevës ndihmuan në suksesin e klubit)
Sulmuesit:
Hysen Bytyqi 8.0 (Realizoi mjaftueshëm teksa u angazhua si në sulm po edhe në mbrojtje)
Kryesia: 8.5 (dhanë maksimumin, arritën qëllimin)
Trajnerët: 8.5 (të mahnitshëm, lojtarët ishin në formë fenomenale falë tyre)
Tifozeria: 8.0 (u paraqitën mirë, në superligë pritet të paraqiten akoma më mirë)
Pjesë e skuadrës ishin edhe lojtar të tjerë si: Auron Hamiti, Valmir Sopa, Drilon Leci, Driton Selimi, Armend Halili, Adrim Llugiqi, Elton Breznica dhe Gentian Emini por për këta lojtar nuk pati minuta të mjaftueshme për t'i vlerësuar.












