Informohu në çdo moment.

Jun 1, 2020

Portalet i'a kanë huqur, ja cili trajner është më së afërti me KF Arbërinë


KF Arbëria po kontakton dhe është gati ta bind trajnerin e suksesshëm kosovar i cili ka ditur të fitojë superligën si me Prishtinën e poashtu edhe me Feronikelin.

Nga shumë prej portaleve sportive u tha se për stolin e Arbërisë janë kontaktuar disa trajner ndër të cilët Mensur Duraku, Arsim Thaçi, Megzon Visoka e Sami Sermaxhaj por nga burime të afërta me skuadrën dhe prej disa bisedave, Sport Lajm mëson se Arbëria për momentin po kontakton dhe është afër të bind trajnerin e suksesshëm kosovar, Afrim Tovërlanin.

Skuadra po negocion tash e disa ditë me Toki-n teksa raportohet se bisedimet kanë arritur në një fazë finale, dhe palët janë akorduar gati 90 për qind me njëri-tjetrin.

Sport Lajm, 1 Qershor 2020


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments