Aktualisht KF Lipjani është tema më e nxehtë në futbollin lipjanas, Jeton Gashi duket se ka hyrë shumë seriozisht në këtë aventurë duke treguar që qëllimi kryesor i skuadrës do jetë krijimi i një akademie të fortë futbolli që do prodhoj lojtar për skuadrën senior dhe lojtar që do luajnë në Europë.
"Synimi kryesor është ndërtimi i një shkolle të fortë futbolli që do prodhojë lojtar për ekipin A, kombëtaren e Kosovës dhe po ashtu edhe talente që do luajnë në Europë, unë do inkuadrohem më shumë në sistem dhe do jem faktor kyq e do punoj me fëmijet me qëllim zhvillimin e tyre" - tha legjenda Jeton Gashi në një deklaratë për SportLajm.
Për të bindur të rinjtë të zgjedhin shkollën e futbollit të KF Lipjanit dhe lojtarët të zgjedhin ekipin A po ndikjonë shumë dhe lidhjet që Jeton Gashi ka me ish-lojtar e ish-trajner nga Bullgaria, Gjermania, Zvicrra e Shqipëria ndër të cilët dhe Dimitaar Penev ish-trajneri i gjeneratës së artë Bullgare që në kohën kur Gashi luante për Lokomotiv Sofian e kishte shumë përzemër lojtarin nga Lipjani dhe ishte menagjeri i tij.
KF Lipjani shumë shpejtë pritet të ri-organizoj sistemin e të rinjëve dhe ta forcojë shkollën e saj të futbollit, teksa për momentin rol kyq ka edhe skuadra e sapo-krijuar senior.

