Informohu në çdo moment.

Jun 30, 2019

Festim Maqaj po shkëlqen, njeriu i momentit në futbollin lipjanas!

Portieri nga Magurja, Festim Maqaj është njeriu i momentit në futbollin lipjanas, ai me super paraqitjet e tij po krijon emër në futbollin Kosovar dhe po krijohet në një "Legjend" që spo mund të thyhet as edhe nga Yjet.

Festim Maqaj vazhdon të impresionoj në qdo kompeticion futbolli ku ai merr pjesë, penalltitë janë bërë rutinë për djaloshin e ri, teksa forma e tij po vazhdon të jetë stabile dhe e lartë, edhe loja me këmbë e tij po përmirësohet dita ditës duke e bërë "Makën" një mit që nuk po arrin të thyhet nga askush.

Së fundi, Festimi po shkëlqen në turneun 2 Korriku në Beguncë ku ka arritur ta dërgojë ekipin e tij në gjysëm-finale duke u bërë hero i skuadrës në 3 ndeshjet para-ardhëse ku fituan tre herë rradhazi në penallti e duke lënë në mesin e viktimave edhe Yjet super favoritë.

Forma e lartë e tij e ka bërë atë të jetë "Ylli kryesor" i 7 Vëllezërve dhe kualiteti i tij vlerësohet shumë lartë nga Drejtori Fadil Sopa dhe nga pjesa tjetër e stafit të skuadrës.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments