Informohu në çdo moment.

Jun 30, 2019

Ndeshjet e dyta të playoff, Electro Tech dhe Bujani & 7V hyjnë si favorit!

Sot nga ora 21:00 dhe 21:50 luhen ndeshjet e kthimit në playoff të Liga Total, Bujani pret Termo Labin ndërsa Electro Tech luan me Lumin e Madh, pas këtyre ndeshjeve nga ora 22:30 luhet mes Magurës dhe Besëlidhjes për një vend në gjysmë-finalet e ligës së parë.

Bujani & 7 Vëllezërit hyjnë si top favorit në takimin e sotëm kundër Termo Labit dhe atë me plotë të drejtë, kjo pasi që kanë përparësinë e fitores në takimin e parë me rezultatin e thellë, por playoffi është i pa parashikueshëm dhe kjo ndoshta më së miri mund të besohet nëse përmendim takimin Akllapi - Etika të para dy sezoneve, ku Akllapi fitoi thellë 6-0 ndeshjën e parë ndërsa humbi në të dytën 6-1 për të siguruar kalimin tutje nga ai gol i vetëm.

Formacionet e mundshme:
(TermoLabi) Rizvan Xhema/ Anton Daka, Rrahim Gashi, Sokol Sahitolli, Gon Hoxha, Egzon Peqani.
(Bujani&7V) Faruk Mehmeti/ Kreshnik Bahtiri, Behar Topalli, Besnik Selmani, Urim Statovci, Eni Ademi.

Nga ora 21:50 luhet takimi mes Electro Tech dhe Lumit të Madh, këtu favorit të madh nuk ka mirpo Electro Tech është më e qetë pas fitores 2-1 në ndeshjën e pare, transferimi i skuadrës nga Vushtrria Dior Zabërgja shënoi një gol në takimin e pare por nuk u ndihmua dhe aq shumë nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa këtë rradhë pritet të ndihmohet më shumë nga bashkë-lojtarët. Në anën tjetër "Lojtari kryesor" i Electro Tech pritet të jetë portieri Shpejtim Gashi, i cili ka kualitetin dhe përvojen e mjaftueshme që të shtyjë skuadrën e tij përpara.

Formacionet e mundshme:
(Electro Tech) Shpejtim Gashi/ Gzim Krenzi, Trim Tasholli, Mentor Lekaj, Liron Tasholli, Avdyl Mehmeti
(Lumi Madh) Ardian Muzaqi/ Florim Sadiku, Etrit Halimi, Dior Zabërgja, Artan Gashi, Alban Avdullahu

Pas këtij takimi ndeshën mes tyre edhe Besëlidhja me Maguren me një ndeshje që vlen një vend në gjysëm-finalen e ligës së parë aty ku duke pritur janë Gzimi Market, Dreni dhe Gadimja Epërme. Besëlidhja beson fuqishëm në lojtarët kryesor të tyre që janë: Arlind Hoti dhe Alban Avdiu ndërsa për Magurën pritet të debutoj Mërgim Dervishaj që së bashku me Festim Maqajn, Durim Mziun dhe Jeton Bardiqin do kërkojnë të jenë në mesin e katër më të mirave.

Pritet të ketë tifozeri të mjaftueshme në takimet e sotme që projektohen të jenë interesante.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments