Informohu në çdo moment.

Jul 5, 2019

Treshja e milionerëve udhëheq kryesinë e re, Sopa, Llugiqi & Krasniqi shpresë për KF Arbërinë!

Blerim Llugiqi, Jahir Krasniqi dhe Fadil Sopa udhëheqin në listën e kryesisë së re tek KF Arbëria, të zgjedhur unanomisht gjatë dy mbledhjeve të mbajtura, tani tek KF Arbëria vazhdon shpresa e të paturit një ekip serioz dhe konkurrues.

Gjatë dy mbledhjeve të mbajtura për të zgjedhur kryesinë e re të klubit futbollistik Arbëria, më në fund ka dalur edhe lista e plotë e anëtarëve të kryesisë së re, listë kjo që udhëhiqet nga Blerim Llugiqi i cili e ka ndihmuar gjithmonë skuadrën qysh prej ri-themelimit të saj të para 3 viteve, e pas Llugiqit në listen e njerëzve kryesor tek skuadra janë edhe dyshja e biznismenëve që punën e tyre e kryejnë brenda territorit të Kosovës, Fadil Sopa & Jahir Krasniqi.

Përveq kësaj treshe shumë të lakuar, në kryesinë e KF Arbëria janë zgjedhur edhe Enver Llugiqi, Enver Breznica, Nuhi Bahtiri, Ylber Statovci, Naim Stullca, Hysni Bytyqi, Ekrem Streli, Izjadin Gashi, Besnik Mukulani si dhe dyshja e të rinjëve ekstra-premtues Nderim Hakiu dhe Ramadan Nuredini.

Sipas burimeve të SportLajm, KF Arbëria do fillojë me përgaditjet nga java tjetër, ndërsa kryesia pritet të sjellë në skuadër dy ose tre transferime bombastike të cilat do e katapultojnë ekipin Dobrajas në pozitat e para në tabelë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments