"Jetë a vdekje" do jetë takimi mes KB Lipjanit e KB Vëllaznimit në kuadër të barazhit, ndeshja e pare luhet të mërkurën në Shani Nushi ndërsa ndeshja vendimtare luhët gjatë vikendit në palestrën "Better Life".
KB Lipjani do ruajë pozicionin e saj si pjesë e superligës në playout kundër skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova, ndeshja e pare mes dy skuadrave luhet në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë të mërkurën nga ora 19:00.
Sezoni i gjatë dhe me plotë ulje-ngritje po përfundon për KB Lipjanin dhe prova e tyre e fundit për të siguruar edhe për një sezon tjetër superligën do jetë kundër finalistëve të ligës së pare KB Vëllaznimit.
Ylli i skuadrës Mike Mitchell është shprehur i lumtur që është pjesë e skuadrës dhe ka thënë që fokusi i tij dhe i skuadrës është qëndrimi në superligë në një deklaratë ekskluzive për Lajm24.
"Jam I lumtur që jam këtu dhe për mundësinë që KB Lipjani më ka dhënë, ne do të shkojmë të fokusuar në ndeshjet e barazhit dhe do jemi gati për të fituar e për të qëndruar në superligë" ai gjithashtu tha disa fjalë rreth të ardhmës së tij në Lipjan, "Fillimisht do japim gjithçka që KB Lipjani të qëndrojë në superligë dhe pastaj mund të ulemi dhe të bisedojmë rreth asaj se qfarë e ardhmja mund të sjellë, objektivi jonë kryesor tani për tani është fitorja në barazh dhe qëndrimi në superligë të tjerat do ja lëjmë kohës" - tha Mitchell për Lajm24.
KB Lipjani ka ardhur në këtë pozitë të vështirë për shkak të startit të dobët të sezonit, pasi po të ishin aq serioz dhe të fuqishëm sikur se në fundin e sezonit ku katërshja Mehmeti, Mala, Mitchell e Johnson shpërthyen duke u bërë rival i vështirë dhe për superfuqitë si Z Mobile Prishtina e KB Bashkimi atëher sigurisht që KB Lipjani luftën do e kishte bërë për të qenë pjesë e playoff e jo për të mbetur në superligë.
Për Tigrat nuk dihet se a do jetë në dispozicion Amerikani tjetër i skuadrës James Johnson, i cili dy javë para përfundimit të sezonit udhëtoi në Amerikë për të mos u kthyer ende nga atje, ndërsa pikëpyetje të mëdha ka edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe si do të dukët ekipi i basketbollit Lipjanas do varët shumë nga mbetja apo jo në superligë.
Pozitivitet të madh për qëndrim në superligë ka shprehur edhe zyrtari i lartë i klubit dhe ish lojtari Sead Jashari i cili në një postim në facebook ka falenderuar të gjithë përkrahësit e skuadrës dhe ka thënë se do bëjnë gjithqka qka munden për të qenë prapë pjesë e superligës.
"Klubi ynë me formen e treguar ne sezonën e dytë, atë pranverore ka bërë gjithë Kosovën të flasë për një qytet te vogël i cili ishte për të parën herë pjesë e elites se basketbollit vendor , e për këtë duhet bërë gjithqka që kemi mundësi që të triumfojmë në dy takimet, së pari të marrim rezultat pozitiv në Gjakovë kete te merkure dhe e dyta te SHTUNEN ne Lipjan per ta vendosur qe perseri klubi ynë ta shijoj edhe per nje vit eliten e basketbollit dhe ethet e superligës!! Te gjithe ata qe na kan perkrahur ne kete rrugetim ju falenderoj ne emer te klubit ,duke shpresuar qe ju kemi bere krenar gjate keti viti" - ishin fjalët e Jasharit.
Pesëshet startuese në lojën e parë në Gjakovë pritët të jenë:
KB Vëllaznimi: Edmond Kryeziu, Driton Rraci, Atik Koshi, Dardan Brovina, Ardit Memqaj.
KB Lipjani: Qëndim Demi, Musab Mala, Arian Mehmeti, Mike Mitchell, Granit Ejupi.
Në dyshim jan dyshja e lojtarëve nga Amerika James Johnson (KB Lipjani) dhe Taaj Ridley (KB Vëllaznimi), të cilët në rast participimi do e bënin lojën akoma më interesante.
Për fund, Lajm24 dhe KB Lipjani I bëjnë thirrje të gjithë sport dashësve Lipjanas e në veçanti Ultras Tigrave që të përkrahin skuadrën e qytetit në këto dy ndeshje tejet të rëndësishme.


