Mercedes Benz - Fox Group do jetë finalja e madhe e Kosova Champions League, ndeshja do luhet të enjtën dhe pritet me interesim të jashtëzakonshëm.
Finalja e pestë e ligës së kampionëve të kosovës do luhët ditën e enjte me datë 25 prill, këtu kampionët aktual Fox Group do mundohen të mbrojnë titullin kampion dhe arritjën e suksesit madhështor, fitimin e dy championësve radhazi.
Rruga për të arritur në finale s'ishte aspak e thjeshtë si për njërën po ashtu dhe për skuadrën tjetër, fati deri më tani ishte në anën e skuadrës së Adrian Kajtazit të cilët fituan me penallti përballë Yjeve në qerek-finale e po ashtu i njejti fat i përcjelli edhe në gjysëm-finale ku në të njejtën mënyrë triumfuan kundër Dentalit nga Ferizaji.
Penalltitë ishin me fat edhe për skuadrën e Benzave që menaxhohet nga Xhelal Osmani e Ardit Bytyqi, ata pikërisht në finale arritën me anë të 11 metërshave dhe falë shtyllës e cila priti goditjen e Taulant Rusinovcit të Bryma Tex.
Ndeshja finale pritët të jetë jashtëzakonisht e luftuar si dhe kualitative me të dy skuadrat që kanë super-lojtar në përbërje. Në njërën anë kampionët kanë në skuadër yje si Mentor Mejzini, Jeton Rukovci e Agon Llugiqi ndërsa pretendentët e Mercedes lojën e tyre nuk e bazojnë tek ndonjë lojtar në veçanti pasi që të gjithë lojtarët e tyre mund ta vulosin ndeshjën nga momenti në moment.
Formacionet e mundshme startuese:
(Fox Group): Ardian Muzaqi(p), Fidan Bejta, Melos Kelmendi, Mentor Mejzini, Jeton Rukovci, Agon Llugiqi.
(Mercedes): Egzon Ismajli(p), Getart Hyseni, Ermir Kryeziu, Drilon Paqarizi, Oso Gjinovci, Mentor Bytyqi(Ardit Bytyqi 55%-45%).
Kjo do jetë finalja e pestë që nga themelimi i kësaj gare, teksa kampion deri më tani kan qenë:
Edicioni i parë: BBF Company
Edicioni i dytë: KF Dobraja
Edicioni i tretë: BBF Company
Edicioni i katërt: Fox Group
Comments system
Disqus Shortname
Popular Posts
-
Blerim Llugiqi, Jahir Krasniqi dhe Fadil Sopa udhëheqin në listën e kryesisë së re tek KF Arbëria, të zgjedhur unanomisht gjatë dy mbledh...
-
KF Lipjani sipas të gjitha gjasave do të besoj në talentin e Qendrim Nezirit dhe Fisnik Zaskokut për të ruajtur portën gjatë sezonit të p...
-
KF Arbëria e grupmoshës së 15 vjeçarëve po korrë sukses të madh në garat e shkollave të futbollit për rajonin e Ferizajit, skuadra e traj...

