Ulpiana - Bashkimi (E Premte, ora 15:00)
E premtja Ulpianës i sjell si kundërshtarë skuadrën e Bashkimit nga Krusha e Madhe, në një sfidë jo dhe fortë të lehtë.
Ulpiana me të gjitha fitore në Pranverë do kërkoj ta ruaj këtë ecuri pozitive kundërs skuadrës së mesit të tabelës Bashkimit e cila nuk është kockë e lehtë për tu thyer.
Pas dy fitoreve të vështira me rezultatin 1-0 si musafir të Rilindjës e Xërrxës, Ulpiana do kërkojë të marrë dhe trepikëshin e radhës dhe të thyej Bashkimin brenda në "Sami Kelmendi", një fitore e madhe dhe e thellë i mungon Ulpianës tani e ca ndeshje prandaj absolutisht qëllimi i skuadrës së Visokës do jetë një fitore e pa diskutueshme.
Rezultati pozitiv do e ndihmonte pa dyshim skuadrën nga Lipjani në luftën për titull dhe do e mbante frymën pozitive që po mbizotëron në grup para sfidave vendimtare kundër Dardanës dhe Lepencit.

