Informohu në çdo moment.

Apr 21, 2019

Arbëria e mbushur me talentë, gjenerata U-15 e para në rajon.

KF Arbëria e grupmoshës së 15 vjeçarëve po korrë sukses të madh në garat e shkollave të futbollit për rajonin e Ferizajit, skuadra e trajnerit Ylber Statovci në 8 ndeshje të luajtura numëron 6 fitore 1 barazim dhe vetëm 1 humbje duke mbajtur vendin e parë me 19 pikë.


Vetë ishte një nga lojtarët më të mire nga gjeneratat më të reja të Dobrajës duke fituar trofe të shumtë individual e duke e quar Stuhinë e Kuqe në majat e futbollit të vogël në Kosovë por lëndimi i tmerrshëm që pati ja pamundësoi zhvillimin e karrierës si futbollist, mirpo asgjë smundi ta ndajë Ylberin nga fushat e blerta. Dikur topi i artë në Kosova Champions League tani po jepë kontributin e tijë në ndërtimin e një të ardhme të jashtëzakonshme për Arbërinë.

Nofka "Brazili i Lipjanit" vazhdon ende ti shkojë për shtati skuadrës së Arbërisë dhe fshatit Dobrajë në përgjithësi, grupmosha e 15 vjeçarëve të kësaj skuadre po korrë sukses të pa imagjinueshëm në vetëm një vitë punë me trajnerin Statovci, Arbëria U-15 në 8 ndeshje në ligën e rajonit të Ferizajit ka arritur plotë 6 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje duke qenë në vendin e parë me 1 pikë më shumë se ndjekësit e Dinamos e plotë 8 pikë më shumë se vendi i tretë në tabelë.

Në mesin e shumë talentëve të kësaj grupmoshe dallohën lojtarë të të ardhmës si:
Nderim Tafili, Albin Uka, Haxhi Gashi, Shkodran Uka, Ridon Llugiqi, Drin Zhegrova e shumë të tjerë.

Trajneri Ylber Statovci në një prenoncim ekskluziv për Lajm24 tha: "Ky sukses eshte arritur falë diciplinës së mirë dhe punës profesionale që po bëhet në skuader por mbi te gjitha qelsi i suksesit qëndron tek lojtaret të cilët kanë karakter fituesi." ai gjithashtu thekson se objektivi është tituli ndërsa shtoi se Arbëria nuk përfaqëson vetëm fshatin Dobrajë por edhe të gjithë sportdashësit Lipjanas, "Synimet jan te shpallemi kampion dhe te vazhdojm me fitore, KF Arberia U-15 do vazhdojë të mbetët në krye te tabeles dhe të bëjë krenar të gjithë futbolldashësit lipjanas" përfundoi deklaratën e tij trajneri Statovci. KF Arbëria në grupmoshat e saj ka të instaluara tre kategori, kategorinë U-17, U-15 si dhe atë U-13, ndërsa për mbarëvajtjën e stërvitjeve si dhe për kordinimin e kalendarit të ndeshjeve përkujdeset Enver Llugiqi.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments