Informohu në çdo moment.

Apr 21, 2019

"Nxehët" liga e dytë, Nipat & SHF Doda vazhdojnë ndjekjen e Lumit të ri

Fitorja e SHF Dodës kundër Besforti Group dhe ajo e Nipave kundër Spartës ishin dy takimet që ranë në sy gjatë ditës së sotme në ndeshjet e ligës së dytë, Pishina Lumi ri fitoi në tavolinë ndërsa Rinia mposhti M-Gashin në debutim.


Me "remutanda" nga 2-0 në 2-4 fitoi SHF Doda kundër skuadrës problematike të Besforti Group, skuadra e Beqir Dodajt tashmë ka 15 pikë në 6 ndeshje dhe ndodhët tre pikë pas liderit Pishina Lumi Ri.

M-Gashi u mposht në debutim nga Rinia, skuadra e talentëve të Junior Ligës ishin të pa përgaditur për sfidën e parë në ligën e të rriturve dhe humbën në debutim pavarësisht dëshirës së madhe për të treguar kualitetin e tyre.

Nipat e Dajës mposhtën 5-2 Spartën në një sfidë që ishte shumë e hapur dhe e luftuar e definitivisht po të mos ishte për portjerët e të dy skuadrave rezultati do ishte shumë i lartë, Mergim Berbati i rikthyer nga lëndimi shkëlqeu me het-trik duke shënuar madje dhe një supergolë me rafishatë.

Rezultatet e plota të kësaj jave ishin këto:


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments