Informohu në çdo moment.

May 13, 2019

Ulpiana shkëlqen dhe fiton, kapiteni hero i ndeshjës!

Ulpiana fitoi 1-0 super derbin e ligës së dytë dhe njëkohësisht rrëmbyen vendin e pare, goli i vetëm i sfidës u shënua nga kapiteni Xhafer Kaleshi në pjesën e dytë teksa ndeshja u përjell nga mbi 2000 shikues.

Qysh nga fishkëllima e parë e Genc Nuzës, i deleguar me qëllim nga FFK për këtë ndeshje të rëndësishme Ulpiana ishte skuadra më e mirë në fushë duke e dominuar ndeshjën totalisht dhe duke krijuar aksione të shumta, qendër-mbrojtësi Granit Ahmeti përpak sa nuk shënoi me rafishatë në minutën e dhjetë të takimit, teksa më pas rastin e tij e pati edhe Shqiprim Kelmendi që goditi bukur  nga gjuajtja e lirë. Sa i përket musafirëve ata nuk paten asgjë nga loja dhe u kontrolluan mjaftë mire nga Emir Baftiu e Akil Makolli të cilët shkëlqyen në defanzivë.

Pjesa e dytë nisi më mire për Dardanën të cilët filluan ta mbanin topin pak më shumë se sa gjatë pjesës së parë por kjo lojë e mire e skuadrës nga Kamenica nuk zgjati dhe aq sepse Ulpiana morri përsëri frenat e takimit dhe e riktheu lojën në dorën e tyre. 

Pas rasteve të shumta mundi dhe loja e mire e "Tigrave" u shpërblye pasi që kapiteni Xhafer Kaleshi u gjend shumë mire në zonën e kundërshtarëve dhe pas një tollovie doli ballë për ballë me portjerin kundërshtar të cilit nuk i dha asnjë shancë për të pritur goditjën.

Fishkëllima e fundit e Nuzës qoi Lipjanasit në festë, teksa tifozët nga Kamenica të cilit kishin ardhur në Lipjan nën tingujt e këngës së vjedhur nga kombëtarja e kosovës për të krijuar probleme u kthyen me "duar në gjepa" në shtëpi.


Notat e lojtarëve të Ulpianës:
1. Pleurat Dugolli 7.0
2. Egzon Abazi 7.0
3. Akil Makolli 7.5
4. Granit Ahmeti 7.0
5. Xhafer Kaleshi (c) 8.5
6. Emir Baftiu 8.0
7. Adhurim Bekteshi 7.0
8. Shqiprim Kelmendi 7.0
9. Mubarek Musliu 6.5
10. Armend Misini 6.5
11. Blendon Azemi 6.5

rezervistë:
1. Rrezart Hasani 6.5
2. Gentian Emini 6.5

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments