Informohu në çdo moment.

May 13, 2019

Fitore me "Poker", Minatori mposhtë Rilindjen!

Minatori kaloi me sukses përballjen e fundit në ligë me fitore të pastër 4-0, tani do shpresojë në gabimet e skuadrave kryesuese për të kaluar në ligën e pare pas këtij sezoni historik.

Lorik Dobratiqi, Flamur Gashi, Blend Hyseni dhe Bekim Maliqi shënuan nga një gol në fitorën e madhe të skuadrës nga Magurja që tani e sheh vetën në pozitën e dytë në tabelë me pike të barabarta me Ulpianën por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

"Xehëtarët" kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni, ndërsa tani do presin gabimin e radhës të Dardanës për të siguruar ndeshjën e barazhit dhe për të provuar hyrjen në ligën e parë përmes asaj ndeshje.

Ndeshja e fundit e sezonit për skuadrën nga Magurja do jetë ajo e pas dy javësh kundër Xërrxës si musafire, ndërsa këtë javë ata pushojnë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments