Siq edhe më pare Lajm24 kishte lajmruar, Bujar Sinani do luajë 100% të mërkurën në turnirin "Xhavit Kozhani"- Burgija.
Një nga më të mirët e Kosovës në fusha të vogla po i rikthehet përsëri futbollit lipjanas, Gelli ka lajmëruar bashkë-lojtarët e tij se të mërkurën do jetë gati për të luajtur krahas tyre në turnirin "Xhavit Kozhani- Burgija", skuadra që ai do përfaqësoj Electro Ari do luajë në raundin e pare kundër Smallushës.
Përveq Sinanit, skuadra e Electro Arit që ishte kampione në turneun "Ismail Luma" gjatë vitit të kaluar ka arritur të siguroj edhe shërbimet e një super dyshe nga Prishtina ndërsa porta e skuadrës do mbrohet nga Nehat Flugaj.
Me Gellin në fushë bashkë-lojtarët e tij do kenë qetësin e duhur dhe do kërkojn pa pushim të shënojn gola dhe të fitojnë sa më thellë që munden, rekordi i momentit për fitorën më të thellë në këtë turnir mbahët nga M Gashi të cilët fituan 6-1 ndeshjen e tyre hapëse.

