Këtë fundjavë Ulpiana i shkon si musafire Lepencit në Kaçanik, fitorja me Dardanën i bëri Lipjanasit lider mirpo liga e pare do arrihet vetëm me një rezultat pozitiv në këtë javë.
Megzon Visoka dhe skuadra e tij pasi ruajti "rekordin" e fitoreve duke e mposhtur edhe Dardanën e duke i'u marrë këtyre të fundit lidershipin, tani udhëtojnë në Kaçanik për të luajtur edhe ndeshjën finale kundër kundërshtarëve "të përjetshëm" Lepencit.
Lepenci vjen në këtë takim pas fitores 4-1 kundër Bashkimit të Krushës ndërsa dy javë më pare humbte kundër Minatorit me rezultatin 1-0, ndeshja e pare e zhvilluar në Lipjan mes Ulpianës e Lepencit përfundoi me fitorën e musafirëve por atëherë Ulpiana shfaqte një fytyrë krejt tjetër dhe nuk ishte as gjysma e ksaj skuadre e cila dominoi të gjithë kundërshtarët në pranverë.
Ulpiana në këtë ndeshje do kërkojë edhe përkrahjen e "Ultras Tigrat" pasi që me të vërtet në Kaçanik do jetë e vështirë.
Bordi i ka bërë me dije që asesi ska tolerime për lojtarët që luajn futboll të vogël gjatë kësaj periudhe, dhe se qdo njëri që luan do dënohet.
Formacioni i mundshëm i Ulpianës në këtë takim: Pleurat Dugolli(portjer)/ Egzon Abazi, Akil Makolli, Granit Ahmeti, Xhafer Kaleshi(c)/ Blendon Hyseni, Emir Baftiu, Adhurim Bekteshi, Mubarek Musliu/ Shqiprim Kelmendi, Armend Misini.

