Informohu në çdo moment.

May 16, 2019

Këtë javë pushim, këto janë matematikat të cilat Minatorin e dërgojnë në ligë të parë!

Kjo javë nuk sjellë ndeshje për Minatorin, mirpo skuadra nga Magurja do jetë shumë e interesuar në rezultatet e kundështarëve të saj për të arritur ligën e pare.

Vendi i dytë aktual është dhe objektivi, por kjo pozitë nuk është e sigurt për "Xehëtarët" pasi që ata këtë javë pushojnë ndërsa rivalët e tyre zhvillojnë takimet e radhës.

Skuadra e Faruk Statovcit duhet të ketë shumë fat në mënyrë që të përmbyllin këtë sezon historik të tyre me kalim në ligën e pare, për Minatorin egzistojnë disa matematika të ndryshme e ku protagonist janë dy rivalët e saj Dardana dhe Ulpiana.

Në rast të pikëve të barabarta Minatori ka epërsinë e ndeshjeve direkt kundër Dardanës dhe Lepencit, ndërsa nëse në fund Ulpiana dhe Minatori kanë pikë të barabarta atëher në pozitën e parë do jetë Ulpiana.

Minatori duhet gjithsesi të fitoj ndeshjen e tyre të fundit kundër Xërrxës dhe të shpresojë që Vjosa ose Rinia do të arrijnë ti prishin punë Dardanës, ndërsa nëse skuadra nga Kamenica do arrijë ti fitoj dy takimet atëher do jetë shumë e vështir për Minatorin pasi që në atë situate do ju duhej që Ulpiana të mos e fitonte asnjë nga takimet e mbetura me Lepencin dhe Kosovën e Prishtinës.

*Nëse Ulpiana, Minatori dhe Lepenci e përfundojnë sezonin me pik të barabarta atëher e para mes tyre do jetë Lepenci që ka më shumë pik në ndeshje direkte në mes të tri skuadrave.

Qfardo që të ndodhë Minatori dhe e gjithë Magurja do jenë krenarë për suksesin që ky ekip me plotë të rinjë në organik ka arritur gjatë këtij viti.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments