Informohu në çdo moment.

May 16, 2019

Deri më tani kanë luajtur 68 skuadra në turneun "Xhavit Kozhani", këto po shkëlqejnë më së shumti!

Deri më tani janë luajtur 34 takime në turneun tradicional "Xhavit Kozhani" - Burgija, teksa kanë mbetur edhe 20 ndeshje për tu zhvilluar Lajm24 sjellë për ju rezultatet e deritashme ndërsa bënë analizë edhe për skuadrat më impresive deri më tani.

Kampioni i fundit 7 Vëllezërit e ka nisur me fitore në "derbi" kundër Ardenos, ndërsa para-ardhësit e tyre si kampion Ngucati e kanë pasur shumë të vështirë kundër Klubit Atletik Blinaja duke fituar në frymën e fundit 2-1, pos tyre edhe skuadrat tjera favorite si Electro Ari, Mercedes Arditi, SM Te Sokoli dhe Trasing Group kanë zhvilluar ndeshje perfekte duke fituar me rezultate të thella dhe duke mos e rrezikuar aspak kalimin tutje pa përdorur as 50% të forcës.


Surprizat e këndshme në Ribar deri më tani kanë qenë M-Gashi, Belinci si dhe Kozhani Dekor, skuadra e "portokalltë" e gjigantit të ndërtimit M-Gashi ka fituar 6-1 takimin e saj pavarësisht që ekipi nuk ka luajtur në 100% të tyre si dhe lojtarët nuk janë ambientuar akoma me njëri-tjetrin, kjo fitore e M-Gashit ka qenë më e thella gjatë dy ditëve të para të turneut.


Belinci në anën tjetër ka arritur të mposhtë finalistët e edicionit të kaluar si dhe njëren nga pretendentet kryesore Electro Tech nga Gadimja, skuadra që përbëhet nga katërshja Hasimi, Bikliqi, Hyseni dhe Arifi të Ulpianës U19 ka mahnitur të gjithë shikuesit me lojën e tyre duke fituar një nga ndeshjet më të barabarta deri më tani.


Ndërsa përfund "Qërshia mbi torte" Kozhani Dekor ka mahnitur të gjithë të pranishmit në fushë gjatë natës së mbrëmshme duke shënuar gola nga qdo cep i fushës dhe në mënyra nga më të ndryshmet, ky ekip e pati të vështir vetëm fillimin e ndeshjës kundër Vali Shpk pasi sapo "i'a bënë sefte" me gol ata nuk u ndalën duke treguar kështu që do jenë një kockë e vështirë për tu thyer dhe se pretendojnë të arrijnë lartë në këtë garë.

Vetëm katër ndeshje deri më tani kanë përfunduar në penallti, numër i konsiderueshëm ky duke llogaritur që turneu është në raundin e pare dhe ka Akoma skuadra "të dobëta" në garë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments