Informohu në çdo moment.

May 17, 2019

Yjet me shansin e fundit, këto janë super-ndeshjet e javës së 10 në Liga Total!

Këtë të dielë në Liga Total luhen takimet e gjiros së dhjetë, nata fillon me ndeshjën Gllogovci - 7 Vëllezërit ndërsa gjithqka mbyllet me takimin mes Medvecit dhe Bujanit në ora 23:30.

Ndeshja hapëse luhet mes Gllogovcit që me pak fat mund të futen në playoff dhe 7 Vëllezërve që janë në kolaps total.

Mercedesi i Ardit Bytyqit dhe Xhelal Osmanit ka një sfidë tejet të vështirë kundër Prugocit të cilët luftojnë për të kapur playoff/in, liderët e Mercedes konsiderohen favorit mirpo Prugoci nuk janë kafshat aq e lehtë, Ardit Bytyqi me shokë përballën me dy rival të vjetër të tyre si Xhabir Jerliu e Shpejtim Gërvalla.

Yjet dhe Electro Tech luajnë super-derbin e kësaj jave me fillim nga ora 22:00, për skuadrën e Bajram Murturit ky ndoshta është treni i fundit për të kapur playoff, ndërsa në po të njejtën situatë janë edhe Electro Tech të cilët pavarësisht transferimit të portjerit Shpejtim Gashi kanë pësuar dy humbje rradhazi.

Takim interesant pritët të jetë dhe ai mes Stubllës dhe Lumit të madh, skuadra e Avni Stubllës ka 5 fitore dhe vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit dhe po duken kandidat të fortë për playoff, ndërsa skuadrës nga Vushtrria i duhet të shpejtojë marshin nëse dëshiron të inkuadrohet në play-off.

Nata mbyllet me dy takime të cilat favorit absolut i kanë Bujanin dhe Termo Labin teksa Medveci dhe Geogis me shumë pak gjasa për të triumfuar këtë javë do kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në gjirot e ardhshme.
Pikë në tavolinë nga kjo javë marrin Bardhi, Axa&Lurn si dhe Ximi SHPK.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments