Informohu në çdo moment.

Jul 3, 2019

Neziri dhe Zaskoku pranë KF Lipjanit, Jeton Gashi i'a beson atyre portën.

KF Lipjani sipas të gjitha gjasave do të besoj në talentin e Qendrim Nezirit dhe Fisnik Zaskokut për të ruajtur portën gjatë sezonit të pare që kjo skuadër do zhvillojë në kategorinë senior.

Për të patur sukses skuadrës përveq lojtarëve të mire i'u nevoitet edhe një portier i cili është në nivel të lartë dhe i gatshëm të bëjë më të mirën e tij për të arritur objektivat e skuadrës dhe suksesin individual, e për këtë arsye drejtori i KF Lipjanit Jeton Gashi ka zgjedhur që në këtë rol të ketë dy djelmosha të rinjë në moshë por të talentuar si Fisnik Zaskoku dhe Qendrim Neziri.

Neziri ishte pjesë e KF Ulpianës gjatë sezonit të kaluar, mirpo aty ai nuk mori minutat e merituara e sipas tij kjo do jetë një shtysë e mire që do e motivojë të bëjë më të mirën e mundshme me skuadrën e re dhe t'i provojë të gjithëve se kan qenë gabim, ndërsa Zaskoku ka hequr dorë nga futbolli tani e disa vite dhe e ka ndërruar atë me volejboll, duke qenë një ndër më të mirët tek KV Lipjani-M.

Gashi është shumë i lumtur me ta pasi sipas tij ata kanë karakteristikat e duhura dhe gjithqka tjetër për tu bërë shtylla e KF Lipjanit për shumë vite në vazhdim.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments