Informohu në çdo moment.

Jul 1, 2019

Ndeshje titanësh në gjysëm-finale, Mercedes Benz pret Bujani&7V.

Të mërkurën nga ora 21:20 luhet takimi i parë mes Mercedes Benz që zhvilloi sezon historik dhe Bujanit që kaloi me vështirësi në gjysëm-finale.

Kjo ndeshje pritet të jetë një nga më të mëdhat e historisë së playoff pasi në të përballën dy super klube të cilat kan aftësi, talent e karakter për të zhvilluar një ndeshje të paharruar e spektakolare.

Ndeshja e gjiros së tetë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në të mirë të Mercedes Benz që shënuan fitore mjaft të thellë me rezultatin 4-1, e pikërisht skuadra e drejtuar nga Xhelal Osmani pritet të jetë favorite edhe në gjysëm-finale, kjo përshkak të grupit të konsoliduar që ka, por dihet qartë se lojtarët si Kreshnik Bahtiri, Besnik Selmani e Avni Ibrahimi luajnë shumë më mirë kur s'janë favoritë dhe këtë gjë e kanë provuar shumë herë.

Për Benzat në fushë do jenë dhe dyshja e "Super Yjeve" Mentor Mejzini & Narcist Alibegu të cilët e kanë qetësinë dhe përvojën e duhur për ta bërë ekipin e Mercedes akoma më të rrëzikshme.

Fadil Sopa do kërkoj maksimumin tek skuadra e tij e cila ka me të vërtet një karakter të fortë dhe nuk dorëzohet përball askujt edhe pse duhet ta pranojmë që Mercedes ka më shumë cilësi, e kjo vrehet sidomos në portat e skuadrave.

Parashikim: Mercedes Benz 3-2 Bujani

Formacionet e mundshme:

Mercedes Benz: Petrit Budakova(p)/ Narcist Alibegu, Leonis Gashi, Mentor Mejzini, Shqiprim Kelmendi, Mentor Bytyqi.

Bujani & 7V: Faruk Mehmeti(p)/ Kreshnik Bahtiri, Behar Topalli, Besnik Selmani, Avni Ibrahimi, Eni Ademi.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments