Informohu në çdo moment.

Jul 1, 2019

Zabërgja e Caka me skuadër do provojnë ti mundin Yjet.

Ora 20:40 e ditës së mërkurë do sjellë ndeshjen e parë gjysëm-finale mes Lumit të madh dhe Yjeve.

Yjet që për herë të parë në këtë sezon do jenë të kompletuar pritet të mos ta kenë aspak të lehtë me skuadrën e Lumit të Madh që vjen nga Vushtrria, e që në qerek-finale kaloi me rikthim dhe në penallti Electro-Tech.

Interesant do jetë dueli në mes Ramadan Alajt dhe Ismet Cakës, ku do shihet se a është ende në gjendje "i madhi" Alaj të kalojë një mbrojtës agresiv dhe me përvojë të futbollit të madh, e duel tjetër i fortë do jetë edhe ai mes Korab Muharremit e Dior Zabërgjës i cili do jetë "problem" tejet i madh për Yjet e drejtuar nga Bajram Murturi.

Yjet kanë emrin e tyre dhe famën, por edhe Lumi i Madh ka cilësi dhe pos të tjerash ka edhe dëshirë e kompaktësi karakteristika këto që tregojnë se kjo skuadër do synoj fitoren edhe përball Yjeve.

Ekipi i Bajram Murturit dhe Bledion Brymës triumfoi në gjiron e katërt kundër të gjelbërve nga Vushtrria me rezultatin 4-2.

Parashikim: Yjet 4-4 Lumi i Madh

Formacionet e mundshme: 

Lumi i Madh: Adrian Muzaqi(p)/ Ismet Caka, Etrit Halimi, Arbnor Shala, Dior Zabërgja, Florim Sadiku.
Yjet: Nuhi Krasniqi(p)/ Korab Muharremi, Getart Hyseni, Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Mentor Mazrekaj.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments