Informohu në çdo moment.

Jul 1, 2019

Kupa e Fanligës do luhet midis sheshit në Prishtinë!

Drejtuesit e Fanligës kanë vendosur që kupa e kësaj gare të luhet diku në hapsirat e sheshit të Prishtinës, dhe ky vendim i ka pëlqyer të gjitha klubeve që marrin pjesë në këtë kompeticion.

*Fanliga është një ligë amatore në të cilën luajnë tifogrupet kosovare të skuadrave më të mëdha europiane.

Tifogrupet kosovare që prej Juventus official fan club Kosovo me kapiten ish-yllin Muhamet Dragusha e deri tek Chelsea Fan Club Kosova që përfundoi në vendin e fundit të sezonit të rregullt do zbarkojnë në sheshin e Prishtinës për të luajtur ndeshjët e kupës së fanligës.

Vetë atmosfera që këto 10 ekipe tifozësh përcollën gjatë 18 javëve sezon të rregullt siguron që edhe kupa e kësaj gare do jetë po aq interesante dhe argëtuese.

Të pyetur nga SportLajm, nga stafi i Fanligës u tregua edhe plani për kupën që do luhet në shesh, "Mund ta konfirmojmë që kupa po planifikohet të luhet në shesh, vetëm ndonjë penges që del rrugës mund ta ndaloj këtë gjë, pasi gjithqka është gati nga ana jonë".

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments