Sot, me datë 1 Korrik 2019 KF Ulpiana nisi përgaditjet për sezonin e ri i cili e gjenë skuadrën në ligën e parë dhe më të organizuar se qdo herë tjetër.
Në stadiumin e qytetit "Sami Kelmendi" gjatë ditës së sotme nisi përgaditjet skuadra e qytetit KF Ulpiana, të pranishëm në startin e "Tigrave" ishin edhe Drejtori i klubit Abedin Salihu së bashku me pjesën tjetër të kryesisë duke përfshirë dyshen Ylli Jashari dhe Fitim Arifi.
Të gjithë transferet e Bardhë e Kaltërve si Kurtaj, Shala, Musliu e Rakovica ishin aty dhe gati për ti treguar vlerat, derisa edhe trajneri kondicional Arsim Tërshana punoi me skuadrën gjatë gjithë kohës.
Tek Ulpiana të gjithë janë të lumtur për këtë sezon të ri në ligën e parë dhe të gjithë lojtarët do japin më të mirën padyshim, teksa punën më të vështirë do e kenë trajnerët e portjerëve Diamant Kadriolli dhe Apollon Ajeti të cilët në duart e tyre kanë 5 alternative duke përfshirë këtu dhe ardhjet e reja Apollon Tara nga Llapi dhe Edison Rexhepi nga Ferizaj.



