KF Lipjani i sapo krijuar ka arritur të bindë një nga talentët më të mëdhenjë lipjanas, i cili ishte lojtari kryesor i grupmoshave kadet të Ulpianës gjatë sezonit të kaluar.
Suad Syla është lojtari më i ri i KF Lipjanit, 16 vjeçari ka aftësitë dhe karakteristikat të cilat Jeton Gashit i pëlqejnë të ketë një lojtar i tij, pasi i riu ka aftësi të krijoj vetë raste dhe golat e tij.
"Suadi është një super-talent, mund të them që po të punohet me të ashtu siq mendojm ai mund të jetë dhe Zinedine Zidane i ardhëshëm" - tha drejtori Gashi për lojtarin e tij të ri.
Kjo "vjedhje" ndoshta është e para mirpo asesi e fundit, me KF Lipjanin që projekton ndërtimin si klub duke i besuar talentave të grupmoshës së Sylës.

