Këtë vikend Minatorit i sjell një ndeshje mjaftë të vështirë kundër një kundërshtari serioz si Galaksia e Gjilanit që ndodhët në pozitën e gjashtë.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte një nga ngecjet e vetme të Minatorit gjatë sezonës vjeshtore pasi që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 duke e lënë skuadrën e trajnerit Statovci paksa mbrapa treshës së liderëve Ulpiana-Dardana-Lepenci.
Galaksia është një rival serioz dhe problematik prandaj skuadra nga Magurja duhet të ketë kujdes të shtuar dhe të mos lejë hapsira mbrapa në këtë takim pasi në qdo moment mund të ndëshkohen dhe humbja për ta do ishte fundi i ëndrrës Ligë e parë.
Minatori ka gjasa të mira për të siguruar të paktën ndeshjën e barazhit për ligë të parë, mirpo duhet të shpresojnë tek gabimet e kundërshtarëve pasi fatin e kanë në dorën e tyre.

