Termolabi mposhti 5-2 Bujanin në takimin e dytë qerek-final në kuadër të playoff, por ky rezultat nuk mjaftoi pasi që Bujani & 7 Vëllezërit kishin fituar 7-3 takimin e parë.
Qysh nga fillimi iniciativa ishte në anën e skuadrës nga Topliqani të cilët e kishin vendosur të provonin fatin me goditjet nga larg, dhe me një të tillë e shënuan golin e parë kur në minutën e katërt të takimit Gazmir Gashi nga largësia tundi rrjetën e Faruk Mehmetit.
Nuk vonoi dhe erdhi goli edhe për skuadrën e Bujanit të cilët shënuan me anë të "benjaminit vendas" Taulant Buja për 1-1, e pikërisht në atë moment arritën treshja Kreshnik Bahtiri, Behar Topalli e Blendi Gashi të cilët nuk ishin prezent nga fillimi.
Arritja e kësaj treshe nuk i ndihmoi fare skuadrës Kuq e Bardhë por vetëm sa e zgjoi nga gjumi Topliqanin të cilët shënuan dhe një herë në këtë pjesë me autorin e njejtë Gazmir Gashin, e rezultati 2-1 ishte epilogu i pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë skuadra e Bujanit lëshoi disa raste të sigurta me Urim Statovcin dhe Avni Ibrahimin, teksa këto gabime të tyre u ndëshkuan nga Gazmir Gashi i cili me fillim të pjesës së dytë e kompletoi hetrikun, në këtë gol pati gisht edhe portieri i Termolabit Rizvan Xhema i cili nisi aksioninin mjaft mirë.
Nga një tollovi e krijuar në zonën e Bujanit pas një goditje këndi, erdhi edhe goli i katërt i cili e ngriti atmosferën në maksimum, golashënues kësaj here ishte Kushtrim Trolli.
Pak momente nga fundi skuadra nga Topliqani mbeti pa portier pasi Rizvan Xhemës i'u përsërit një lëndim i më hershëm, e në vend të tij u detyrua të futej në lojë Egzon Peqani i cili edhe pësoi pasi Urim Statovci shënoi për 4-2.
Krejt në fund Gazmir Gashi kompletoi "pokerin" për ta ndryshuar përsëri rezultatin, por ky gol i tij nuk mjaftoi dhe kësisoji Bujani & 7 Vëllezërit kaluan tutje për në gjysëm-finale ku do takohen me favoritët e Mercedes Benz.
Notat e lojtarëve:
Bujani Topliqani
1. Faruk Mehmeti 4.5 1. Rizvan Xhema 7.5
2. Taulant Buja 6.0 2. Anton Daka 7.5
3. Eni Ademi 5.5 3. Egzon Peqani 6.5
4. Besnik Selmani 6.5 4. Gazmir Gashi 9.0 (lojtari i ndeshjës)
5. Avni Ibrahimi 5.0 5. Sokol Sahitolli 6.0
6. Urim Statovci 4.5 6. Gon Hoxha 6.5
7. Kreshnik Bahtiri 5.5 7. Kushtrim Trolli 7.5
8. Behar Topalli 6.0 8. Biondi Matoshi 6.5
9. Blendi Gashi 5.0 9. Milot Matoshi 6.5
2. Taulant Buja 6.0 2. Anton Daka 7.5
3. Eni Ademi 5.5 3. Egzon Peqani 6.5
4. Besnik Selmani 6.5 4. Gazmir Gashi 9.0 (lojtari i ndeshjës)
5. Avni Ibrahimi 5.0 5. Sokol Sahitolli 6.0
6. Urim Statovci 4.5 6. Gon Hoxha 6.5
7. Kreshnik Bahtiri 5.5 7. Kushtrim Trolli 7.5
8. Behar Topalli 6.0 8. Biondi Matoshi 6.5
9. Blendi Gashi 5.0 9. Milot Matoshi 6.5

