Informohu në çdo moment.

Jul 1, 2019

Lumi i Madh fiton me vështirësi kundër Electro Tech, penalltitë vendimtare.

3-2 përfundoi koha e rregullt e takimit Electro Tech - Lumi i Madh, ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 2-1 në favor të Gadimalive e kësisoji ndeshjen e vendosën penalltitë, ku më të mirë ishin skuadra nga Vushtrria.

Fillimisht ndeshja u vonua pasi që lojtarët e Electro Tech nuk ishin me kohë në fushë, e në momentin kur ishin gati të fillonin takimin me lojtarët e lënduar Gzim Krenzi e Meti Behluli pikërisht atëher arritën treshja Gashi, Lekaj dhe Mehmeti.

Goli i parë i takimit u shënua nga Dior Zabërgja i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Shpejtim Gashi nga një goditje këndi, por pastaj skuadra e Argjend Tashollit shënoi dy herë dyke shfrytëzuar gabimet në mbrojtje dhe hapsirat e lëna nga "Të gjelbërtit" Liron Tasholli dhe Gani Komorani ishin realizator të këtyre dy golave nga Electro Tech.

Lumi i Madh nuk u dorëzua dhe arriti të kthej gjithqka në favorin e vetë së pari me të disponuarin për lojë Dior Zabërgja e më pas shënoi edhe Florim Sadiku për rezultatin përfundimtar 3-2.

Penalltit dukeshin se sdo mbaronin asnjëher deri në goditjen e gjashtë kur Gani Komorani dështoi të shënonte përballë Adrian Muzaqit duke e humbur kështu takimin për Electro Tech.

Notat e lojtarëve:

Electro Tech                            Lumi Madh
1. Shpejtim Gashi 6.5          1. Ardian Muzaqi 6.5
2. Liron Tasholli 6.0            2. Arbnor Shala 6.0
3. Fazli Tasholli 5.0             3. Ismet Caka 7.0
4. Mentor Lekaj 5.0             4. Florim Sadiku 7.5
5. Avdyl Mehmeti 6.0         5. Dior Zabërgja 8.0 (lojtari i ndeshjes)
6. Gani Komorani 6.0          6. Etrit Halimi 6.5
7. Trim Tasholli 6.5

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments