Me datë 15 Korrik 2019 fillon në Kraishtë turneu "Ismail Luma" - Altini, fitues të edicionit të kaluar ishin Electro Ari ndërsa këtë vit ky turne pritet të jetë akoma edhe më i nxehtë.
Një nga turnetë kryesor dhe më të mbështetur në Lipjan, ai që zhvillohet në Kraishtë për nder të heroit "Ismail Luma" dhe martirëve të tjerë fillon pas dy javësh!
Gjatë dy sezoneve të fundit Electro Ari nga Qallapeku ishte një nga ekipet që lanë më së shumti shenjë në këtë garë, teksa këtë rradhë besohet që do jetë më e vështirë për ta, kjo pasi që numri i ekipeve pjesëmarrëse pritet të jetë shumë më i madh nga sezonet para-ardhëse.
Të gjitha informacionet i gjeni në foton e më poshtme:


