AutoShkolla Amari dhe Erolli Dekor janë skuadrat që kanë lojtar lipjanas në turneun "2 Korriku" në Beguncë, dhe të dyja këto skuadra kanë arritur qerek-finalet që do luhen sonte.
AutoShkolla Amari e kapitenit të Ulpianës Xhafer Kaleshi që në përbërje ka lojtarë të talentuar si Emir Baftiu, Rinor Hasimi dhe Liron Tasholli luan sonte nga ora 19:00 takimin e parë qerek-final kundër skuadrës vendase Ismajl Sejdiu/t, në një ndeshje ku ekipi i verdhë nga Lipjani hynë si favorit.
Ndërsa në ndeshjen e tretë qerek-finale Erolli Dekor që ka në përbërje lojtarët Festim Maqaj, Kreshnik Bahtiri, Behar Topalli e Urim Statovci ndeshet me skuadrën e fortë nga Drenasi "Bariun" që kanë qenë shpeshë here në mesin e skuadrave finaliste të këtij turneu, teksa lojtarët e tyre kanë luajtur më parë edhe në ligën total me fanellën e Trasing Group.
Për të arritur deri në këtë fazë të dyja këtyre ekipeve i'u deshtë të djersijnë dhe edhe portierët Elton Breznica dhe Festim Maqaj luajtën rolin e tyre duke shkëlqyer në penallti, Maqaj madje ishte vendimtar në ndeshjën kundër Yjeve të cilët i eliminoi me pritjet e tij nga 7 metërshi.

