Informohu në çdo moment.

Jun 2, 2020

Vlerësimi i lojtarëve të KF Ulpianës për sezonin 2019/20!


Mbi 30 futbollistë djerësitën fanellën e KF Ulpianës gjatë këtij sezoni, disa prej tyre zgjatën vetëm gjysëm sezoni, disa ishin me klubin gjatë tërë sezonit ndërsa disa futbollistë u afruan në merkaton e janarit.

SportLajm vendosi që duke marrë parasysh kontributin dhe aftësitë e treguara nga secili lojtar veç e veç përgjatë gjithë sezonit t'i vlerësoj ata për performancat e tyre:

Portjer: 
Edison Rexhepi 6.5 (deri diku mirë, ka hapsirë për përmirësime)
Apollon Tara 5.5 (nuk pati minuta, kur luajti performoi dobët por ka kohë për tu përmirësuar)

Mbrojtës krahu:
Valmir Kutllovci 5.5 (performancë e dobët)
Egzon Abazi 6.0 (pak minuta, kur luajti ishte ndër më të mirët)
Kastriot Rapuca 5.5 (pak minuta, erdhi në janar dhe luajti pak ndeshje)
Xhafer Kaleshi 5.5 (u largua në janar, nuk pati shumë minuta, kur luajti u paraqit më mirë se të tjerët)
Denis Haliti 5.0 (pritshmëritë të mëdha, paraqitjet katastrofale, Haliti ecte në fushë dhe nuk bëri asgjë)
Florent Muslija 5.0 (jo i nivelit të ligës së parë, mungesë e diciplinës)

Mbrojtës qendre: 
Akil Makolli 6.0 (performancë e dobët nga lojtari prej të cilit pritej më së shumti)
Granit Ahmeti 6.0 (jo keq, në disa ndeshje ishte më i dobti në fushë në disa të tjera pak më mirë)
Gentian Emini 6.0 (pak minuta, si mbrojtës i majtë ishte më i miri në qendër u paraqit më dobët)
Muhamed Rakovica 6.5 (pak minuta por në ato pak ndeshje që luajti kreu super performanca)
Kujtim Dubova 5.0 (pak minuta për t'u vlerësuar më mirë)

Mesfushor qendre:
Ardi Shala 5.5 (paraqitje të dobta nga një futbollist që premtonte më shumë, probleme me kartona)
Emir Baftiu 6.5 (u largua herët, në ato ndeshje që luajti ishte zemra e ekipit, motorr në mesfushë)
Ramush Ramadani 6.0 (erdhi në janar, paraqitje të mira por pak minuta për tu vlerësuar më shumë)
Eni Ademi 5.5 (erdhi në janar, e pati të vështirë ambientimin në start, do paraqitej më mirë me kohën)
Egzon Qerimi 5.5 (erdhi në janar, nuk pati pozitë fikse, mori numër të rëndë luajti nën nivelin e duhur)
Samir Sadriu 6.5 (fantastik në minutat që i'u besuan, luante edhe i dëmtuar, gabim që u largua)
Butrint Gashi 6.0 (nuk luajti shumë, në momentet kur ekipi mori pikët vendimtare u paraqit mirë)

Mesfushor anësor/ ofenziv:
Shqiprim Kelmendi 6.0 (vitin e kaluar fantastik me 50 gola e asiste, këtë vit e tërë skuadra shënoi 23)
Trimëror Selimi 5.5 (erdhi në janar, i dha paksa freski krahëve por nuk ishte në nivelin e duhur akoma)
Blendon Azemi 5.0 (nuk ishte dhe aq dobët, por shumë pak produktiv për pozitën që kishte në fushë)
Mubarek Musliu 4.5 (krah i majtë i sulmit që nuk mbante mend as vetë kur kishte shënuar)
Mentor Mazrekaj 5.5 (top lojtar por i lënduar e jashtë forme, nëse kthehet në formë të qëndroj në ekip)
Velson Morina 4.5 (pak minuta, pak kontribut)
Ardi Arifi 5.5 (pati shumë pak mundësi edhe pse në ato pak minuta ishte më i rrezikshem se të tjerët)
Albion Kurtaj 5.5 (nuk arriti të përshtatet me klubin dhe me strategjitë e trajnerëve)

Sulmues:
Drin Imeri 6.0 (i fuqishëm në lojën me shpinë por shumë pak produktiv me gola)
Pleurat Hajdini 4.0 (pse u afrua ky futbollist në janar?)
Armend Misini 6.0 (pak pritej nga ai, por sa her u inkuadrua në fushë dha maksimumin dhe luajti mirë)

Kërkojmë falje nëse kemi harruar pa vlerësuar ndonjë nga futbollistët, vlerësimi është totalisht subjektiv dhe nuk do të thotë që e kemi saktë në atë qfarë kemi shkruar... pra, janë vetëm mendime personale bazuar në atë çfarë kemi parë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments