Informohu në çdo moment.

Jun 4, 2020

Erdhi si emergjencë por shkëlqeu, Armend Miftari fantastik si portier i Arbërisë


Arbëria pati shumë probleme para-sezonale në mesin e të cilave edhe ai i sigurimit të një portieri deri krejt në fund të gushtit kur në skuadër u rikthye, Armend Miftari.

6 herë e mbajti portën e paprekur e gjithashtu kontriboi me disa pritje fantastike që i ndihmuan skuadrës të merrte fitore pas fitore e pikë pas pike deri në pezullim të kampionatit kur Arbëria u rëndit në pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë.

Para se të arrinte tek KF Arbëria, Miftari po haste probleme të mëdha në skuadrën tjetër lipjanase  Ulpianën, të cilët nuk po i jepnin as shancin më të vogël të luftonte për fanellën numër "një" pasi kishin vënë në qendër të projektit të tyre dy portjer të rinjë të ardhur nga skuadrat junior të Ferizajit e Llapit duke anashkaluar kështu tërësisht kontributin dhe përvojën e Miftarit.

Gardiani 25 vjeçar i uritur për të shkëlqyer e nisi sezonin mes vështirësive pasi në 7 javët e para skuadra nuk po performonte siç ishte më së miri duke pësuar plotë 15 gola dhe duke mos arritur ta mbante portën e paprekur në asnjërën prej këtyre ndeshjeve.

Nga java e 8-të e tutje, Miftari u bë shtylla kryesore e mbrojtjes së Arbërisë dhe arriti të mbante portën e paprekur në 50% të ndeshjeve (6 nga 12 ndeshje), ekipi nga Dobraja në këtë periudhë kohore kaloi një "metamorfozë" duke u shëndrruar nga një prej skuadrave me mbrojtjen më të dobët në një prej skuadrave më të mira në këtë repart.

Miftari që nuk u vlerësua siç duhet nga Ulpiana tashmë e sheh veten në superligë për herë të dytë në karrierë, pasi më parë kishte kaluar një periudhë të shkurtër si gardian i Hajvalisë.

Sport Lajm, 4 Qershor 2020

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments