Ardit Gashi ishte pjesë e grumbullimit të KF Ulpianës gjatë verës së kaluar, por sulmuesit nuk i eci mirë me trajnerin e atëhershëm të skuadrës, Megzon Visokën i cili akoma pa u bërë dy javë e largoi shtatëgjatin nga skuadra.
Hakmarrjen e tij kundër klubit lipjanas, Gashi e kishte ruajtur për javën e pestë të sezonit që po lëmë pas, atëher kur ai shpërtheu duke shfaqur efikasitetin e tij të lartë para portës dhe duke ndihmuar skuadrën e Drenasit të fitonte me lehtësi dhe thellë, 5-1 kundër Ulpianës.
Gashi brenda pak minutave realizonte dy herë duke i bërë kështu lipjanasit të çmendeshin dhe të kuptonin se çfarë kishin humbur duke marrë parasysh se asnjëri prej sulmuesëve të bardhë e kaltërve nuk po arrinte të shënonte.
Ajo çfarë do të mbetet gjatë nën kujtesen e stafit, lojtarëve e trajnerëve të Ulpianës do të jetë festimi i veçantë i sulmuesit me anë të të cilit ai mundohej ti thoshte lipjanasve "ju nuk jeni normal".
