
Arbëria ishte skuadra me sulmin më të mirë në ligën e parë në sezonin i cili u ndërpre në mes para pak ditësh, Dobrajasit në 20 ndeshje realizuan 34 gola duke siguruar kështu edhe kalimin në superligë.
Treshja e sulmit: Kryeziu, Bytyqi, Kashtanjeva ishte maestrale gjatë gjithë sezonit e sidomos në pjesën vjeshtore ku realizuan plotë 19 gola së bashku, teksa më pas në pranverë një gol më tepër për këtë treshe e shtoi Almir Kryeziu.
Edhe mesfushorët: Bahtiri, Llugiqi dhe Zabërgja luajtën rol të rëndësishëm në ofanzivën e pamëshirshme të Dobrajasve duke shtuar së bashku 10 gola, teksa me nga një gol në këtë sezon fantastik kontribuan edhe mbrojtësit Gashi, Selimi e Gonovci. Një gol për "Stuhinë e Kuqe" e realizoi edhe Adhurim Bekteshi i cili luajti në skuadër vetëm gjatë gjysëm-stinorit vjeshtor.
Lista e plotë e golashënuesëve:
1. Almir Kryeziu - 8 gola
2. Hysen Bytyqi - 7 gola
3. Çlirim Kashtanjeva - 5 gola
4. Kreshnik Bahtiri - 4 gola
5. Dior Zabërgja - 3 gola
6. Agon Llugiqi - 3 gola
7. Adhurim Bekteshi - 1 gol
8. Arbnor Gashi - 1 gol
9. Bashkim Selmi - 1 gol
10. Visar Gojnovci 1 gol
