Informohu në çdo moment.

Jun 1, 2020

Arbëria bënë gabimin e parë, mashtrohet tek trajnerët e "superligës"


Më t'u inkuadruar në superligë, KF Arbëria ka filluar edhe ndjekjen e një trajneri të ri për skuadrën duke anashkaluar kështu të gjithë suksesin e arritur me në krye, Nuhi Bahtirin.

Nuk do koment, superliga normalisht është shumë më e rëndë se liga e parë. 

Por, në sezonet e fundit kemi parë të njejtin gabim që përsëritet vit pas viti nga skuadrat që inkuadrohen në elitë, të cilat ndryshojnë trajnerin e tyre dhe më pas edhe të gjithë strukturën e klubit duke qenë krejtësisht të papërgaditur për fillimin e kampionatit.

Fakti që Arbëria po kërkon trajner të ri u nënkuptua edhe në intervistën e ish-trajnerit, Nuhi Bahtiri për gazetarin veteran, Ismail Rexhepi në të cilën ai thoshte që do të ishte i kënaçur edhe me një rol në ekipin U-19 teksa më pas ky fakt u vërtetua edhe në emisionin SportShow në Klan Kosova, aty ku drejtori i klubit theksoi se Arbëria po kërkon për një "kryetrajner" të ri.

Arsim Thaçi, Bekim Shotani, Megzon Visoka dhe Sami Sermaxhaj janë ndër emrat e përfolur për trajnerin e ri të KF Arbërisë. 

Ndryshimi i fizionomisë totale të ekipit dhe marrja e lojtarëve e trajnerëve me "emër" nuk të bënë absolutisht skuadër më serioze dhe nuk ta siguron aspak mbijetesën, në fakt është krejt e kundërta.

Trajnerët e "superligës" viteve të fundit kanë treguar që vijnë në klub, ndryshojnë më shumë se gjysmën e ekipit, i humbin shkëlqimin futbollistëve e sidomos talenteve aktual të skuadrës dhe më pas rrëzohen nga superliga me vetëm 10 pikë ose më pak në tabelë, kjo nuk do mend... është e vërtetuar.

Me ardhjen e një trajneri të ri do të ishin në rrezik të gjithë futbollistët aktual të Arbërisë të cilët sakrifikuan shumë për t'a inkuadruar skuadrën në superligë, por më të rrezikuarit prej tyre do ishin Qlirim Avdulli dhe Rilind Gërbeshi të cilët si lojtarët më të rinjë në moshë dhe ndër më të mirët e skuadrës me paraqitje të mira do të mund të shiteshin edhe në europë nga Arbëria, por kush garanton që trajneri i ri që vjen nuk i ndryshon ata për dy veteranë tashmë të hargjuar të superligës?

Trajneri i ri kushdo që të jetë, ndoshta do t'i japë Arbërisë më shumë vëmendje mediatike por asnjëher nuk mund t'i jap Arbërisë punën dhe përkushtimin të cilën i'a dha Nuhi Bahtiri.

Nuk është teori, është fakt... e kanë provuar shumë skuadra; Vllaznia, Ferizaji, Dukagjini, Vushtrria, Keku etj, e besoj që të gjithë tashmë e dimë se çfarë rezultate kishin dhe kanë ato skuadra. Llapi e provoi disa herë me Batatinën që lëshoi pe por në fund përsëri e pa, që pavarësisht emrit këta trajner të "facebook-ut" e të "superligës" të sjellin mbi kokë 100 telashe dhe të garantojnë rrëzimin e shpejtë nga elita.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments