Informohu në çdo moment.

May 31, 2020

Turneu i zjarrtë i Gjurkovci-t do të mbahet, këto janë risitë


Vitin e kaluar lanë përshtypje të mëdha në futbollin e vogël rajonal pasi organizuan një turnir shumë emocionues dhe mirë të planifikuar, teksa këtë vit ata do të rikthehen përsëri me datën e fillimit të turnirit që do të vendoset në ditët në vijim.

Komentatori i zjarrtë i cili ishte risi e madhe e turneve të vitit të kaluar si dhe atmosfera fantastike e mikëpritja e jashtëzakonshme ishin disa nga risitë që pruri turneu "Besim Sopa - Gazepi" i cili u rikthye pas shumë vitesh mos-aktivitet.

Edhe këtë sezon njejt si në atë të kaluarin, ky turne do të vijë me risi të shumta ndër të cilat; pjesa e dedikuar sponzorëve të cilët do të mund t'i shikonin lojët brenda fushës, ndarja e hapsirës për shikueset e gjinisë femërore e poashtu edhe sigurimi i parkimit për futbollistët dhe tifozët që do të ndjekin ndeshjet.

Stafi i turneut kanë treguar se do të bisedojnë gjatë këtyre ditëve si me kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajlin e poashtu edhe me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin me të cilët do të diskutojnë rreth ndihmës që këta të fundit mund t'i japin turneut që mbahet në fshatin i cili ndodhet në mes të dy qyteteve, Gjurkovcin.

Kampion i vitit të kaluar ishte skuadra "7 Vëllezërit" të cilët mposhtnin thellë në finale yjet e futbollit të madh (Xhevdet Shabani, Egzon Shabani, Dardan Jashari, Gzim Rusi, Edon Sadriu etj)


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments