Një nga turnetë më të shikuar dhe më atraktiv në Kosovë, '2 Korriku' që luhet në Beguncë po rikthehet edhe këtë vit me ndeshjet spektakolare, rivalitetin e zjarrtë dhe garën e mrekullueshme sportive.
Turnetë e ndryshëm të futbollit të vogël në Kosovë janë ajka e atmosferës sportive gjatë muajve të nxehtë të verës, një nga turnetë tradicional që zhvillohet tash e shumë vite është edhe ai i '2 Korrikut' në Beguncë të Vitisë.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të turneut në rrjetin social facebook, stafi ka lajmëruar që gara për trofeun e më të mirit të futbollit të vogël në Viti do të mbahet edhe këtë vit pasi nuk parashihet më rrezik nga pandemia Covid-19.
"La Liga po fillon,
Premier liga po fillon,
Bundesliga po fillon, po ashtu edhe
2-KORRIKU BEGUNCA 2020 po fillon" - shkruajnë stafi në facebook.
Kampion i edicionit të fundit të këtij turneu ishte skuadra e Erolli Dekor e cila mposhte në finale yjet e futbollit kosovar. Në këtë turnir përveç ekipeve nga Kosova marrin pjesë edhe shumë ekipe nga vendet fqinje si Maqedonia e Veriut.


