Sonte, nga ora 20:30 fillon playoffi në ligën e parë të Ligës Total, gjatë kësaj mbrëmje do luhen tre takime që pritet të jenë tepër interesante.
Magurja dhe Marigona J zbresin të parat në fushën e blertë të "Toni Stadium" për tu ndeshur me njëra tjetrën në mënyrë që të kenë një rezultat sa më pozitiv para ndeshjës së kthimit, Magurja ka goditur fuqishëm në merkato duke rrëmbyer shërbimet e Mergim Dervishajt ndërsa Marigona J beson fuqishëm në përvojën e Nuhi Gashit dhe talentin e Admir Llugiqit.
Shokët dhe Besëlidhja luajnë takimin e dytë në një ndeshje që pritet të jetë e pa parashikueshme pasi niveli i të dy skuadrave është pothuajse i ngjashëm, interesant do jetë dueli mes Jeton Pacollit të Shokëve dhe ish-skuadrës së tij Besëlidhjës
Në ndeshjën e fundit, nga ora 21:50 ndeshën dy skuadrat që përfaqësojnë fshatrat e Gadimës së Epërme dhe Rufcit, skuadra këto që përfunduan kampionatin në pozitat 5 dhe 7.
Interesant fakti që ky sezon i ligës së parë ishte tejet konkurrues dhe dallimi në pikë mes skuadrave ishte tepër i vogël pasi vendi i dytë me pozitat 7,8 ndahej nga vetëm 4 pikë.

