Informohu në çdo moment.

Jun 24, 2019

Gentian Emini i motivuar për sezonin e ri, i gjithë Lipjani e do atë startues!

Të gjithë futboll-dashësit Lipjanas duke përfshirë edhe lojtarët aktiv,ultras tigrat, veteranët dhe shumë legjenda të Ulpianës dëshirojnë që Gentian Emini të ketë më shumë minuta gjatë sezonit të ardhshëm.

Pas një sezoni me ulje-ngritje, ku gjatë vjeshtës ishte titullar i pa diskutueshëm ndërsa në Pranverë ishte zgjedhje e pare nga stoli por jo lojtar i formacionit bazë, një nga djemtë që e dashurojnë më së shumti Ulpianën dhe e ndjejnë me të vërtet barrën e fanellës bardhë e kaltër është tejet i motivuar dhe gjatë kësaj vere do temtoj ta bind Megzon Visokën që ka gabuar me të dhe se ai e meriton të jetë në formacionin bazë të skuadrës.

Në të gjithë Lipjanin gjatë tërë kohës ka zhurma se pse Emini nuk merr minutat që dhe me të drejtë i Meriton dhe gjithë kjo përkrahje padyshim që do ndikojë që lojtari i ri që luan si qendër-mbrojtës dhe mbrojtës i majtë të jap më të mirën nga vetja për të rikthyer pozicionin e tij si titullar.

Gentian Emini ka qenë "i padiskutueshëm" tek Ulpiana qysh prej inkuadrimit të tij në skuadër e deri në ardhjën e trajnerit Megzon Visoka.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments