Pas 11 ndeshjeve gjatë sezonit të rregullt, dhe 3 takimeve për të siguruar finalen e playoff më në fund ky sezon në ligën e dytë të Liga Total po mbaron.
Në finale luajnë gjigantët e ligës së dytë, skuadra nga Shala "Pishina Lumi Ri" që gjatë kampionatit të rregullt fitoi 11 ndeshje nga 11 ndërsa në playoff kaloi Minatorin e rrezikshëm për të arritur finalën e madhe dhe ekipi "Dielli-Bujan" që gjatë sezonit të rregullt doli në pozitën e dytë ndërsa në playoff ja doli të kalojë skuadrën e Besforti Group me një fitore të lehtë në takimin e dytë pasi kishin humbur të parin.
Ndeshja do zhvillohet nga ora 22:30 dhe pritet të jetë tejet e luftuar dhe spektakolare, favorit nuk mund të ketë asnjëher në finale prandaj Liga Total ju fton të ndjekni këtë takim që pritet të jetë mjaft i bukur.
Këto dy skuadra ishin ndeshur mes vete në gjiron e nëntë të sezonit të rregullt, ndërsa takimi u fitua nga Pishina me rezultatin 5-3.

