Informohu në çdo moment.

Jun 22, 2019

KF Arbëria me kryesi të re, a do jetë ish-sekratari Nuredini pjesë e saj?

Gjatë këtyre ditëve, e me shumë mundësi nesër KF Arbëria do zgjedhë kryesinë e re të saj, teksa ende nuk dihet se si do duket përbërja e saj.

9 dhjetori 2018, apo më saktësisht përfundimi i gjysmë-sezonit vjeshtor e la stafin e Arbërisë pa njërin nga djemtë e rinjë më të spikatur, Ramadan Nuredinin.

Nuredini kishte zyrtarizuar dorëheqjen e tij si sekratar i klubit duke thënë këto fjalë: "Koken lartë , i pastërt , i sinqert , me plotë mburrje dhe krenari , i rrethuar me shoqeri të madhe dhe të sinqertë jap dorëheqjen time nga pozita sekretarit të KF Arbëria, duke i uruar skuadrës suksese në vazhdim".

Ish-sekretari Nuredini ka qenë pjesë e stafit të ekipit nga Dobraja qysh prej rikthimit të saj në futbollin kosovar, e madje gjatë kohës si sekretar i klubit ai arriti dhe të gjejë parregullsi dhe të fitojë një ndeshje me rezultat zyrtar të cilën Arbëria e kishte humbur në fushë kundër Bashkimit nga Koretini.

I pyetur nga SportLajm rreth të ardhmës së tij tek Arbëria, Nuredini hezitoi të jepte përgjigjje duke thënë: "Për momentin objektivi im i vetëm personal është përfundimi i masterit në Fakultetin Juridik, nuk e di se qfarë e ardhmja do të sjell", por duke njohur atë dhe dashurinë e tij për klubin e fshatit asgjë nuk është e pamundur dhe nuk do ishte qudi përfshirja e tij në stafin e ri të KF Arbëria.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments