Java e fundit në Liga Total sjellë dy takime tejet interesante, Lumi Madh luan me Prugocin & 7 Vëllezërit ndërsa Electro Tech ndeshet me Termo Labin.
Situata në tabelë e ka bërë këtë javë në Liga Total të jetë tejet interesante, vetëm dy ndeshje do luhen me gjasë pasi skuadrat e tjera thjeshtë janë dorëzuar dhe nuk kanë ambicie të luajnë takimet e fundit, por këto dy ndeshje do jenë tejet elektrizuese dhe të veçanta pasi në to do vendosët për skuadrën e gjashtë të playoff.
Electro Tech e menagjerit Argjend Tasholli deri në javën e gjashtë mbante pozitën e parë në tabelë me 5 fitore e 1 barazim por më pas "përforcimi" me Shpejtim Gashin prishi kiminë mes lojtarëve duke e bërë ekipin nga Gadimja të dështonte në 10 ndeshjet e ardhshme ku arriti të grumbullojë vetëm 4 fitore 2 barazime e 4 humbje, rezultate këto që tani i rrezikojnë mjaftë shumë pozitën në playoff.
Fati i Electro Tech varet shumë dhe nga ndeshja mes Prugocit dhe Lumit të madh, ku vetëm fitorja e Prugocit do i sillte probleme skuadrës së Electro Tech pasi qdo rezultat tjeter ne atë takim do ishte pozitiv.
Këto dy ndeshje luhen të dielen nga ora 19:30 dhe 20:00 teksa Dardan Saraqi nga Liga Total ka treguar që për këto dy takime do jetë ne "Toni Stadium" dhe një komision i veqant hetimor.

