Informohu në çdo moment.

Jun 22, 2019

Mercedes përfundon një sezon historik, kërkon të thyej "mallkimin" në playoff.

Mercedesi e përfundoi sezonin në Liga Total me vetëm një gol larg 52 pikëve të plota, teksa Termo Labi ishte e vetmja që i ndali gjatë sezonit të rregullt.

Mentor Bytyqi dhe Shqiprim Kelmendi udhëheqën skuadrën e Mercedes Benz në këtë sezon historik në superligë, Mercedesi e nisi me fitore 4-2 kundër Stubllës për të mos u ndalur pastaj deri në javën e dhjetë ku Termo Labi arriti ti rrëmbente një barazim.

Tani, misioni i skuadrës së Xhelal Osmanit është thyerja e mallkimit të vendit të parë që egziston në këtë ligë qysh prej themelimit të saj.

Qfarë është ky mallkim?

Rëndom ka ndodhur gjatë gjithë historisë të Ligës Total që skuadra që arrin vendin e parë të dështoj më pas në playoff, e kjo i ka ndodhur edhe lojtarëve të tanishëm të Mercedes Benz Mentor Bytyqit dhe Shqiprim Kelmendit të cilët përfunduan sezonin në pozitën e parë me Proff Futboll por më pas dështuan në playoff.

Me playoffin që po vjen dhe ndryshimin që priten të kenë skuadrat në këtë "fazë të nxehtë" ku normalisht do inkuadrojnë në lojë lojtarët e tyre më të mirë duke mos u "kursyer" financiarisht, gjithqka mund të ndodh dhe nuk është e sigurt që Mercedesi do jetë kampion, pavarësisht që hyjnë në playoff si favorit.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments