Informohu në çdo moment.

Jun 21, 2019

Albion Kurtaj me objektiva të mëdha, kërkon ti rikthej nderin Ulpianës!


SportLajm realizoi një intervistë ekskluzive sulmuesin e ri të Ulpianës, Albion Kurtajn i cili u tregua shumë pozitiv për eksperiencën e re.

Albion Kurtaj shprehët i qartë në objektivat e tij me klubin e ri Ulpianën, teksa ai është kontaktuar menjëher nga disa prej bashkë-lojtarëve të tij të rinjë të cilët e kan uruar atë për ardhjen e tij në klubin e ri.

I pyetur nga gazetari i SportLajm A.F se cilët janë objektivat e tij personal për sezonin e ri, 20 vjeçari nga Kaçaniku u tregua tejet modest duke vendosur objektivat dhe interesat e klubit para atyre personale.

"Shpresoj të ambientohem me pjesën tjetër të skuadrës sa më shpejtë dhe sa më mirë, objektiv të vetëm për momentin kam angazhimin tek skuadra e Ulpianës, të cilën së bashku me lojtarët e tjerë pretendojmë ta mbajmë sa më lart që të mundemi"- u përgjigj Kurtaj.

Sulmuesi i njohur me nofkën "Tigri" ftoi edhe futboll-dashësit Lipjanas që ta përkrahin skuadrën gjatë gjithë sezonit në mënyrë që ekipi në fushë të bëjë më të mirën dhe kësisoji ti rikthehet nderi skuadrës së Ulpianës.

"Nga tifozët e Ulpianës pres që të na përkrahin maksimalisht në rrugëtimin tonë në ligën e parë, asnjë ekip pavarësisht sa i talentuar të jetë nuk mund të bëjë më të mirën pa përkrahjen e tifozëve".-shtoi 20 vjeçari.

Kurtaj tregoi se menjëher pas transferimit tek skuadra nga Lipjani u kontaktua prej lojtarëve kyq të skuadrës, të cilët e uruan për kalimin në skuadrën e re.

"Menjëher pas zyrtarizimit për marrëveshjen me Ulpianën jam kontaktuar nga kapiteni Xhefer Kaleshi i cili më ka uruar suksese për aventurën e re, e pos me kapitenin jam kontaktuar edhe nga lojtar tjerë të bardhë e kaltërve si Baftiu dhe Kelmendi, e shpresoj që së bashku me ta të bëjmë më të mirën që Ulpiana të jetë e sigurt dhe sa më lartë që të jetë e mundur"- përfundoi ai.

Albion Kurtaj ishte lojtari më i mirë i Lepencit gjatë 3 sezoneve të fundit pavarësisht se në moshë tepër të re, dhe tifozët nga Kaçaniku gjatë gjithë kohës bënin paralelizma mes tij dhe Xhevdet Shabanit si dy nga lojtarët më të mirë që Lepenci ka pasur.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments