Informohu në çdo moment.

Jun 20, 2019

Më në fund kampion, 7 Vëllezërit shkatërrojnë yjet e IPKO Superligës.

7 Vëllezërit fituan titullin kampion në turneun "Besim Sopa", ku në finale shkatërruan Bashkimin me rezultatin e thellë 5-0.

7 Vëllezërit mposhtën 5-0 në terrenin e rënduar në Gjurkovc skuadrën e Bashkimit që kishte në formacion yjet e Gjilanit, Ferizajit e Ballkanit nga IPKO Superliga.

Ndeshja nisi e barabartë dhe rastin e parë serioz e paten skuadra e Bashkimit të cilët nuk arritën të shënonin me anë të Egzon Shabanit kur ky i fundit u gjend në rast ballë për ballë me golin, e më pas një rast gati të njejtë e patën edhe ekipi i Fadil Sopës të cilët mund të shënonin përmes Kreshnik Bahtirit por para se topi ti shkonte atij u devijua nga Dardan Jashari që largoi rrezikun, pjesa e parë nuk ishte dhe aq e mirë pasi fusha ishte në gjendje jo dhe aq të mire dhe golin e vetëm e shënoi Mentor Mejzini shumë i disponuar për lojë.

Pjesa e dytë ndoshta do ishte më mirë të mos luhej fare për skuadrën e Bashkimit, menagjeri Sopa dhe trajneri Kemajl Gashi inkuadruan në lojë dyshën Lavdim Gashi & Hysen Bytyqi për ti minimizuar rastet dhe topat që do i shkonin Xhevdet Shabanit dhe Labinot Jetullahut për ti lënë hapsira vetëm Egzon Shabanit makth i të cilit u bë portjeri Festim Maqaj duke e neutralizuar në 3 raste të pastërta për shënim, 7 Vëllezërit shënuan golin e dytë me anë të Mejzinit e më pas nuk u ndalën duke shënuar dhe dy herë të tjera me anë të Lavdim Gashit dhe Kreshnik Bahtirit e krejt në fund kur Bashkimi filloi të luante pa portier, Maka lëshoi një raketë tokë-ajër për 5-0.

7 Vëllezërit thyen "mallkimin" duke u bërë më në fund kampion, Festim Maqaj u shpallë portieri më i mirë, teksa qmimi i lojtarit më të mirë i shkoi Egzon Shabanit pavarësisht se ky i fundit ishte katastrofal në finale.


7 Vëllezërit Center - Sponzor krenar i SportLajm

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments