Menagjeri i skuadrës "7 Vëllezërit" ka bërë të ditur që sonte synimi i vetëm është fitorja gjatë një deklarate për SportLajm.
Në një prononcim të tij për SportLajm, Sopa ka dhënë shenja të qarta që sonte ai dhe skuadra e tij hyjnë në fushë vetëm për fitore pavarësisht që barra e dy finaleve të humbura rradhazi qëndron ende mbi supet e tyre.
"Sot synojm fitorën dhe kupën, nuk ka qenë aspak e leht që në tre turne gjigant me afër 100 ekipe pjesmarrëse në secilin të jemi në tre finale, shpresojmë që sot të jetë e treta e vërteta dhe t'ia dalim të ngrehim kupën".- tha ai.
Fadili e di mirë se fati nuk ishte me të dhe me skuadrën e tij gjatë periudhës së fundit, por sonte ai shpreson që gjithqka do kthehet përmbys dhe ai beson se ekipi i tij do jetë kampion pas finales së sotme në turneun "Besim Sopa".
"Sonte na pret një finale jashtëzakonisht e vështirë, ku përballë do kemi yjet e futbollit të madh por kjo nuk na ndal drejt qëllimit tonë që është titulli kampion, unë besoj 100% në djemtë e skuadrës dhe e di që ata do bëjnë gjithqka qka kanë mundësi në mënyrë që më në fund të rikthehemi tek titulli kampion".- përfundoi deklaratën e tij Fadil Sopa.
Fadil Sopa aktualisht kryen dhe funksionin e trajnerit të skuadrës, pas shkarkimit të Shaip Lecajt nga kjo detyrë si pasoj e finalës të humbur në turneun "Xhavit Kozhani" ku lëshuan avantazhin prej 3-0.
Sonte, në ora 22:00 në Gjurkovc luhet finalja e turneut "Besim Sopa"- Gazepi në mes Bashkimit dhe 7 Vëllezërve.
7 Vëllezërit Center - sponzor krenar i SportLajm


