Sezoni 2019/20 i ligës së parë të Kosovës në futboll përfundoi në tavolinë me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Besa dhe Arbëria siguruan kalimin në superligë ndërsa nga liga e parë nuk u rrëzua asnjë skuadër.
Besa dhe Arbëria udhëheqnin në shumë nga statistikat pozitive të sezonit duke qenë dy skuadrat me më së shumti fitore në ligë dhe me më së shumti gola të shënuar e goldallimin më të mirë.
Më poshtë Sport Lajm i'u sjellë statistikat e plota të këtij sezoni në ligën e parë:
Skuadra me më së paku gola të shënuar: Vëllaznimi & Vitia (20)
Skuadra me më së shumti gola të pranuar: Vllaznia Pozheran (42)
Skuadra me më së paku gola të pranuar: Besa (11)
Fitorja më e thellë: Onix 7-0 Vllanzia Pozheran
Ndeshja me më së shumti gola: Vitia 4-4 KF 2 Korriku
14 ndeshje përfunduan me barazim pa gola: 0-0.
Më së shumti fitore: FC Besa - 12 fitore
Më së shumti barazime: Vitia - Vëllaznimi - 8 fitore
Më së shumti humbje: Vllaznia Pozheran - 11 humbje.
Më së shumti fitore si vendas: Besa - 8 fitore
Më së shumti fitore si musafir: 2 Korriku, Arbëria, Besa, Dardana - nga 4 fitore
Më së paku fitore si vendas: Ulpiana & Vëllaznimi - 2 fitore
Më së paku fitore si musafir: Onix - 1 fitore
Goldallimi më i mirë: Besa +18
Goldallimi më i dobët: Vëllaznimi -18

