Vetëm një gol mund të jetë vendimtar në të dyja ndeshjet e kthimit të playoff në Liga Total aty ku Mercedes Benz dhe Dobraja kanë vetëm një gol epërsi ndaj kundërshtarëve të Stubllës dhe Egzonitës.
Mercedes Benz do provoj të arrijë në finalen e dytë radhazi por për të arritur aty duhet të ruaj avantazhin prej një goli kundër skudrës së papërshtatshme të Stubllës e cila nuk e ka në mendje dorëzimin, për ekipin e Xhelal Osmanit rikthehet në fushë Halim Selmanaj ndërsa tek Stublla në pikëpyetje të madhe mbetet Rexhep Sulejmani marrëveshja me të cilin duket se ka dështuar.
Formacionet e mundshme:
Mercedes: Petrit Budakova/ Leonis Gashi, Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Mentor Bytyqi, K Bahtiri
Stublla: Gzim Xhemajli/ Behar Topalli, Rrahim Gashi, Blend Gashi, Shqipdon Krasniqi, Fazli Tasholli
Dobraja & Ardeni me gjysmë ekip arriti fitore me rikthim në takimin e parë aty ku raportet mes lojtarëve të Egzonitës u dukën shumë të tensionuara, tashmë me Mentor Mejzinin, Narcist Alibegun, Bajram Ramadanin dhe Kemajl Gashin në fushë do të jenë dukshëm favorit në takimin e kthimit. Fitim Rushiti dhe Besnik Selmani kanë treguar edhe më parë që nuk dorëzohen lehtë në ndeshje të mëdha.
Dobraja&Ardeno: Bajram Ramadani/ Mentor Mejzini, Kemajl Gashi, Narcis Alibegu, Oso Gjinovci, Yll Mazreku
Egzonita: Enis Hoxha/ Besnik Selmani, Fitim Rushiti, Elvan Gashi, Lorik Aliu, Egzon Gashi

