Nesër luhen gjysëm-finalet e playoff në Liga Total në mes Mercedes - Stublla dhe Egzonita - Dobraja.
Gjithçka starton me duelin Egzonita - Dobraja & Ardeno që zbresin në fushë nga ora 21:00. "Të kuqtë" e gjigantit të mobilierisë janë shumë të interesuar për të fituar titullin teksa Egzonita me përbërjen e saj 100% Prishtinë do të provojë të bëjë befasinë. Egzonita ka në skuadër ish-kampionë si Enis Hoxha, Besnik Selmani dhe Fitim Rushiti por edhe lojtarë shumë shumë të talentuar të cilët mund ta përfundojnë të vetëm ndeshjen si Lorik Aliu dhe Adhurim Bekteshi.
Verdikti i këtij takimi nuk besohet që do të mbyllet qysh në ndeshjen e parë, pritet rezultat i ngushtë dhe një ndeshje e kthimit akoma më "e nxehtë".
Në ora 21:40 luhet gjysëm-finalja e dytë mes Mercedes-it që përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë dhe Stubllës e cila këtë sezon arriti për herë të parë pas 5 vitesh inkuadrimin në playoff-in e Ligës Total. Ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar dhe interesante, Stublla në javën e fundit të sezonit
arriti ta mposhtë Mercedes-in dhe shumë shikues besojnë që e njejta mund të ndodhë prapë.
Në anën tjetër Mercedesi këtë sezon ka transferuar disa prej yjeve më të mëdhenjë të futbollit me qëllim që të arrijë më në fund trofeun mitik të Liga Total, skuadra e Xhelal Osmanit ndodhet në presion të madh pasi këtë vit objektivi është i qartë nuk ka më vend për dështime dhe për finale të tjera të humbura.

