Një nga titullarët e Lirisë, Korab Hasani ka lënë Prizrenasit për tu afruar tek skuadra e KF Arbërisë nga Dobraja e Lipjanit.
Futbollisti që ishte një nga pikat kryesore që e shtynë vitin e kaluar skuadrën e Vushtrrisë drejt Superligës shpreson që ta përsërisë të njejtin sukses edhe me "Stuhinë e Kuqe", pasi siq dihet synimi i këtyre të fundit do të jetë inkuadrimi në elitën e futbollit kosovar.
Hasani është përforcimi i radhës për Arbërinë pasi më parë klubi kuq e zi që mbanë vendin e dytë në ligë të parë kishte arritur të siguroj edhe shërbimet e disa futbollistëve shumë kualitativ në mesin e të cilëve Flamur Shala, Dior Zabërgja dhe Gentian Emini.

