Fanliga e Kosovës ka vazhduar këtë javë me gjysmën e dytë të sezonit, tashmë skuadrat janë freskuar me lojtar të rinjë dhe duken më të forta se kurrë.
-Të enjten u luajtën tre ndeshje mjaftë të bukura dhe me shumë gola në kuadër të javës të 12-të ndërsa të premten pati dy takime ndër të cilat u veçua ndeshja mes tifozëve të Juventus dhe atyre të Milanit.
Skuadër lidere në tabelë mbeten ende OLSC Kosova Reds të cilët nisën stinorin pranverorë njejtë siç e mbyllën atë vjeshtor, me fitore të thjeshtë dhe komode 2-0 përballë tifozëve të Romës, Fatlum Demaku i rikthyer në skuadër gjatë afatit të fundit kalimtar debutoi me një super performancë ndërsa edhe top golashënuesi i skuadrës Leonis Gashi ishte në formë mjaftë të mirë duke realizuar dy gola.
Chelsea Fan Club Kosovo arritën fitore mjaftë të lehtë përballë Galaktikëve të cilët duken se nuk janë në nivel gjatë këtij sezoni dhe nuk po arrijnë asesi të këndellen pas humbjeve të shumta, për "Blutë" hero ishte sulmuesi i tyre Kushtrim Raçi i cili po vazhdon të garojë për titullin e top golashënuesit.
Tifozët e Barcelonës (Penya) ndonëse me shumë përforcime nuk patën asnjë shancë përballë skuadrës në top formë të tifozëve të Arsenalit, "Gunners" tashmë kanë arritur ta rrëmbejnë pozitën e dytë në tabelë dhe të jenë ndjekësit më të afërt dhe më të rrezikshëm për "Kosova Reds".
E premtja nisi me fitorën e vështirë 3-2 të tifozëve të Interit ndaj atyre të Manchester United, për "Neroazurët" nga Kosova kjo ndeshje janari ishte shumë problematike por u zgjidh nga golat e lojtarit të tyre kryesor, Kastriot Tahirit i cili me het-trik e shtyu përpara në tabelë skuadrën kaltër e zi.
Milan Club Kosova me shumë mungesa për shkak kartonash dhe lëndimeve u mposhtë 4-2 nga rivalët e Juventus Official Fan Club Kosovo dhe kështu humbën pozitën e dytë në tabelë ndërsa kampionët aktual "Biankoneri" treguan se njejtë si në sezonin e kaluar edhe këtë herë do të japin maksimumin në pranverë për të arritur në fund triumfin final.
Javën e ardhshme në Fanligë dallohen dy super-ndeshje ndër të cilat derbi anglez mes Man United Fans Kosova dhe OLSC Kosova Reds si dhe super-përballja mes Arsenal Kosovo Supporters Club - Milan Club Kosova. /Kosova SportLajm/

